Një shpërthim ka ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës pak para mesnatës, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.

Granata e dorës është hedhur pranë një prej lokaleve, në kryqëzimin pranë Fakultetit Teknikë në Mitrovicën Veriore. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, rast për të cilin ka dhënë një deklaratë për media edhe komandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Sipas Elshanit, si pasojë e shpërthimit, 4-5 vetura janë dëmtuar, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ekipet e Policisë së Kosovës ndodhen aktualisht në terren. Gjithashtu, mësohet se në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e EULEX’it si dhe ato të KFOR’it.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA