Ambasadori Meidani merr pjesë në debatin mbi zbatimin e Ligjit për gjuhën, bën simbolin e shqiponjës me duar para pjesëmarrësve
Një shpërthim ka ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës pak para mesnatës, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.
Granata e dorës është hedhur pranë një prej lokaleve, në kryqëzimin pranë Fakultetit Teknikë në Mitrovicën Veriore. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, rast për të cilin ka dhënë një deklaratë për media edhe komandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Sipas Elshanit, si pasojë e shpërthimit, 4-5 vetura janë dëmtuar, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.
Ekipet e Policisë së Kosovës ndodhen aktualisht në terren. Gjithashtu, mësohet se në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e EULEX’it si dhe ato të KFOR’it.
Top Channel