Liverpool fiton takimin e parë gjysmëfinale përballë Fulham

11/01/2024 13:09

Liverpool e mbyll me fitore gjysmëfinalen e parë të EFL Cup ndaj Fulham-it, në sfidën e zhvilluar në “Anfield” që u mbyll me rezultatin 2-1.

Kjo përballje u dominua në pjesën më të madhe nga “The Reds”, megjithatë ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës. Willian shënoi në minutën e 19-të dhe me shifrat 0-1 u mbyllën 45 minutat e para të takimit.

Takimi vazhdoi me këtë rezultat deri në minutën e 68’, kur pas asistit të Nunes, Jones realizoi golin e barazimit për Liverpool. Vetëm tre minuta më pas, po me asist të Nunez, Gakpo gjeti rrugën drejt rrjetë dhe përmbysi rezultatin e ndeshjes. 2-1 dhe Liverpool fiton takimin e parë gjysmëfinal të EFL Cup, duke qenë një “hap” pranë finales, teksa Fulham-it tashmë i duhet patjetër fitorja në ndeshjen e kthimit për të shpresuar për të prekur finale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA