Avioni i kombëtares afrikane bën ulje emergjente, lojtarët humbën ndjenjat në ajër

11/01/2024 16:55

Rrugëtimi i kombëtares së Gambias në Kupën e Afrikës nis me panik.

Skuadra dhe gjithë stafi i afrikanëve kishin planifikuar të udhëtonin nga kryeqyteti, Banjul, me avion drejt Bregut të Fildisht që është edhe vendi organizator i Kupës së Afrikës.

Por, udhëtimi në ajër nuk zgjati më shumë se nëntë minuta me pilotin që u detyrua të kthehej sërish në aeroport për të bërë një ulje emergjente pasi pajisjet e oksigjenit dolën jashtë funksionit. Teksa ishin në ajër, një pjesë e mirë e lojtarëve patën probleme me frymëmarrjen, madje disa prej tyre humbën edhe ndjenjat.

Për fat, tragjedia u shmang ndërsa trajneri belg i Gambias, Tom Saintfiet theksoi se mund të kishin vdekur të gjithë ata që ishin në bordin e avionit. Më tej, Saintfiet shtoi se disa prej lojtarëve patën vështirësi për t’u kthjelluar edhe pasi zbritën në tokë dhe se disa minuta më shumë në ajër do të kishin rezultuar fatale./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA