Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Pas deklaratave të Mamuka Jugelit, agjentit të Khvicha Kvaratskhelia, sipas të cilit Osimhen është gati për t’u transferuar në Arabi në verën e ardhshme.
Pavarësisht se sapo ka firmosur rinovimin e kontratës me Napolin, nuk u prit shumë mirë edhe përgjigja e sulmuesit të të kaltërve, që bëri një reagim të ashpër në instagram ku i shkruan.
“I dashur Jugeli, je një copë qelbësirë, më sikletos mënyra se si arsyeton, idiot! Mos e zër emrin tim me gojë“. Përgjigje vërtet e fortë ajo e sulmuesit nigerian në drejtim të agjentit të shokut të skuadrës, që më parë kishte deklaruar:
“Osimhen firmosi një kontratë të re, por vërtet besoni se do të luajë te Napoli gjithë karrierën? Po ua them që tani, ai do të shkojë në Arabinë Saudite verën e ardhshme.
Napoli i rriti pagën, por Khvicha nuk do ta pranonte një transferim të tillë as për një miliardë, pasi do të donte të luante për Realin e Madridit, Bajernin, Barcelonën apo Manchester Cityn.
Kvaratskhelia ka objektiva dhe preferenca të ndryshme nga Osimhen“, theksoi menaxheri i 22-vjeçarit gjeorgjian. /Supersport
Top Channel