Nga Gjermania në Shqipëri, Dinamo firmos me vëllain e lojtarit të kombëtares

10/01/2024 17:01

Dinamo City njoftoi arritjen e marrëveshjes me Kilian Çunin.

24-vjçari që aktivizohet në rolin e mbrojtësit, mbërrin në Superiore nga Gjermania aty ku më parë aktivizohej me skuadrën e Eintracht Karlsfeld.

Çuni ka firmosur me “Blutë” një kontratë me kohëzgjatje për një vit e gjysmë ndërsa në kontratë është përfshirë edhe opsioni i rinovimit në rast se palët mbesin të kënaqura nga bashkëpunimi. Interesant është fakti se Kilian Çuni është vëllai i Marvin Çunit, lojtarit të kombëtares që aktivizohet në Itali te Frosinone.

Çuni shndërrohet në përforcimin e katërt të Dinamos për këtë merkato janari pas sulmuesit Mory Bamba dhe mbrojtësve Jorgo Meksi dhe Stivin Janku. / Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA