Nasser al-Khelaifi nuk ka dyshime, ai dëshiron që Kylian Mbappe të qëndrojë tek Paris Saint-Germain.
Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediat franceze, kreu i klubit parisien theksoi se PSG-ja dhe sulmuesi kanë një marrëveshje, por thekson se kur e thotë këtë nuk e ka fjalën për paratë, por për bashkëpunimin mes tyre.
“Sigurisht që dua që Kylian të qëndrojë, kjo është e sigurt. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe klubi më i mirë për Kylian është PSG. Ai është qendra e gjithçkaje. Mbappe ka një marrëveshje me mua. Nuk dua të flas për para dhe të them se sa vlen marrëveshja. Ne kemi një ‘marrëveshje zotërinjsh’”, tha ai.
Al-Khelaifi thekson ndër të tjera se mediat duhet ta lejojnë Kylian Mbappe të vendosë në paqe të ardhmen e tij: I kërkoj të gjithëve ta lënë Kylian të qetë! Na lini të qetë!.
Top Channel