U shfaq në formën e tij më të mirë, Zhegrova zgjidhet lojtari i muajit dhjetor te Lille

09/01/2024 20:26

Edon Zhegrova është duke kaluar një moment shumë të mirë me skuadrën e Lille dhe kjo gjë është reflektuar edhe në gola.

Së fundi klubi francez ka zgjedhur lojtarin e tij më të mirë për muajin dhjetor dhe ai është sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Lille bën me dije se Zhegrova ishte më i mirë në fushën e lojës gjatë muajit të fundit të vitit 2023, ndërsa ka publikuar edhe një video me disa nga momentet e tija më të mira në dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA