Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private
Kishte përgatitur doza kokaine, për t’i shitur në qendër të qytetit, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari në Fier.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe të mbështetur nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të drogave të forta.
Për rastin u arrestua në flagrancë, në qendër të qytetit të Fierit, shtetasi J. N., 30 vjeç, banues në Fier.
Nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel