Drejt përfundimit argjinatura mbrojtëse në fshatin Juban, Rama: Zgjidh rrezikun e gërryerjes

09/01/2024 10:06

Argjinatura mbrojtëse fshatin Juban për prurjet e lumit Drin, është drejt përfundimit.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se kjo argjinaturë do zgjidhë rrezikun e gërryerjes së tokës në këtë zonë dhe shmang përmbytjet.

“Në fshatin Juban është drejt përfundimit argjinatura mbrojtëse për zonën nga prurjet e lumit Drin. Një investim ky, që zgjidh rrezikun e gërryerjes së tokave në këtë zonë dhe shmang atë të përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në Njësinë Administrative Guri i Zi”, shkruan Rama.

Top Channel