“Ne kemi pasur lojtarë afrikanë vazhdimisht dhe eksperiencat me ta kanë qenë shumë pozitive. Mund të përmend Sodiq Atandën, një profesionist i shkëlqyer. Më pas krijuam një raport me një akademi në Senegal dhe sollëm tre lojtarë te Partizani. Dy prej tyre janë sërish aty dhe bëhet fjalë për Maguette dhe Sembene. Pashë, sidomos te Maguette cilësi të shkëlqyera, të cilat gradualisht po i shfaq edhe në fushë. Sa i përket Matondos, them se ka mbetur i pavlerësuar për atë që ka dhënë në Superiore. Ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm dhe fakti që po luan me sukses në Superligën turke, i konfirmon cilësitë e tij”, u shpreh Rama.
21/11 15:59