Rikthimi i Mazzarrit në stol nuk po jep fryte, me Napolin që vazhdon të vuajë këtë sezon.
Humbja 3-0 përballë Torinos ishte tepër e rëndë për t’u pranuar nga tifozët, të cilët kanë shpërthyer në kritika ndaj lojtarëve.
Napoli është hija e vetvetes krahasuar me sezonin e kaluar. Kur dominoi Italinë dhe fitoi titullin kampion falë një futbolli fantastik, teksa ishte shumë afër kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions League.
Ndryshe po ndodh këtë sezon. Vendi i tetë në renditje, 7 humbje 19 javë kampionat dhe 24 gola të pësuar! Ekipi ka bërë mirë vetëm në Champions, kompeticion ku do të sfidojë Barcelonën për një biletë në çerekfinale.
Dëshira e madhe për pankinën quhet Antonio Conte, pushim prej 26 marsit të vitit të kaluar, kur i dha fund aventurës me Tottenhamin.
54-vjeçari, i cili mbetet edhe në orbitën e Milanit për pasuesin e Piolit, ndoqi në stadium duelin Torino-Napoli.
Conte jeton në Torino dhe shihet në shumë raste duke parë ndeshje të ndryshme të Juventusit ose Torinos.
CalcioNapoli24 raporton një prapaskenë interesante në lidhje me mundësinë e uljes së tij në pankinën e kampionëve në fuqi të Italisë.
Disa tifozët të Napolit e pyetën për mbërritjen tek ekipi i tyre i zemrës në fundin e sezonit. Me Conte që u përgjigj: “Po, mund të ndodhë, por unë dua t’i bëj gjërat mirë… “./Supersport
Top Channel