Rey Manaj “magjik”, shënon dygolëshin e radhës në Turqi

07/01/2024 14:42

Rey Manaj nuk di të ndalet. Sulmuesi kuqezi ka shënuar sërish në kampionatin turk.

Duke realizuar një dygolësh (i dyti këtë edicion në Superligë) në suksesin 1-3 të Sivassporit në transfertën e Kayserisporit.

Në minutën e 90-të, kur rezultati ishte 1-1, skuadra mike fitoi një penallti, që u mor përsipër nga lushnjari. 26-vjeçari goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë me një të djathtë potente, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

7 minuta më vonë, Sivasspori realizoi dhe golin e sigurisë, me sulmuesi kuqezi që realizoi me portën e boshatisur. Duke gjetur golin e tetë këtë edicion në Superligën turke.

Manaj po kalon një moment të shkëlqyer dhe nëse ruan të njëjtin ritëm nuk përjashtohet mundësia që të kthehet në një kandidat për trajnerin Sylvinho, për në Euro 2024./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA