Pas Kupës së Ligës, Arsenali eliminohet edhe nga FA Cup.
Skuadra e Topcinjve të Londrës është mundur nga Liverpooli në raundin e tretë 2-0 në Emirates Stadium në një ndeshje që për ironi të fatit e dominoi për 80 minuta. Arsenali u hodh në sulm që në fillimin dhe krijoi raste shënimi me Nelson e mës pas me Havertz që nuk i konkretizuan ato. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ku vlen të përmendet edhe një tramversë e Alexander Arnold. Në pjesën e dytë, gjërat nuk ndryshuan me Saka që humbi dy mundësi të pastra shënimi, ndërkohë që erdhi edhe reagimi i Klopp që aktivizoi Diogi Jota, një lëvizje kjo që rezultoi fituese pasi portugezi solli rregull në manovrat sulmuese të The Reds që krijoi shanse me Luis Diaz i ndalur nga Ramsdale, ndërsa Diogo Jota goditi tramversën dhe e gjithë kjo ndodhi brenda 2 minutave. Kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi Liverpooli mori avantazhin në 1-0 me autogolin e Kiëior që devijoi në portën e ramsdale një krosim të Alexander Arnold. Arsenali nuk reagoi dhe në minutën e 94 Liverpooli shënoi edhe golin e dytë me Luis Diaz për të fiksuar fitoren 2-0 duke prerë biletën për në raundin e katërt të Fa Cup.
Manchester City siguroi një kualifikim të lehtë për në raundin e katërt të Kupës së Anglisë. Skuadra kampione e Anglisë shkatërroi Huddersfield me një manita teksa regjistroi rezultatin 5-0. Festivali i golave për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola nisi në minutën e 33 me Foden. Festa e këtij goli nuk ishte shuar plotësisht, kur në të 37 skuadra e Citizens shënoi edhe golin e dytë me Julian Alvarez. Me avantazhin 2-0 të Manchester City u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që pas pushimit të ndeshjes, skuadra e Citizens vijoi me shënimin e golave teksa në minutën e 58 coi shifrat në 3-0. Manchester City nuk e ndali vrullin teksa shënoi golin e katërt me Foden që në këtë mënyrë realizoi një dygolësh personal. Ai që vulosi fitoren 5-0 për Manchester City ishte Doku që e shënoi golin 16 minuta nga fundi i takimi
Top Channel