Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi 22/12 00:54
Empoli po përgatit një shkëmbim sulmuesish me Como-n.
Siç raportohet nga mediet italiane, klubi toskan ka vënë në “shënjestër” qendërsulmuesin e Como-s Alberto Cerri.
Në vend të tij, Empoli i ka ofruar klubit që konkurron në Serie B, sulmuesin e kombëtares U-21 të Shqipërisë, Stiven Shpendin.
Ky shkëmbim pritet të bëhet në formë huazimi, ndërsa shihet shumë i mundshëm si operacion, pasi Como ka shfaqur pëlqim për Shpendin. /Supersport
Top Channel