Xhuliano Skuka “rikthehet në shtëpi”, kështu nis prezantimi i Partizanit për huazimin e sulmuesit, i cili për 6 muaj do të riveshë sërish fanellën e të kuqve.
Klubi i kuq dhe Metz, kanë arritur marrëveshjen mes tyre për huazimin e sulmuesit 25-vjeçar te kampionët e Shqipërisë.
Sulmuesi dibran do të bashkohet sërish me Partizanin, skuadër ku spikati gjatë vitit 2022. Duke shënuar 19 gola në 37 ndeshje, para se të transferohej në janarin e vitit të kaluar te francezët e Metz.
Pikërisht këta të fundit kanë pronësinë e kartonit të Skukës. Në gjysmën e parë të këtij sezoni ishte i huazuar te sllovenët e Mariborit, ku nuk arriti të lërë gjurmë. Tashmë me rikthimin te Partizani, Skuka do të provojë të rigjejë formën e tij më të mirë.
Nga ana tjetër, “të kuqtë” shtojnë një tjetër “armë të fortë” në organikë, që mund të rezultojë mjaft e rëndësishme në betejën për të mbrojtur titullin kampion.
Top Channel