Sulmuesi i kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, i cili luan për ekipin spanjoll të Mallorcas ka reaguar menjëherë pas lajmit të dhënë nga zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës.
I ngazëllyer nga lajmi i gëzueshëm, Muriqi shpreh lumturinë e tij me një pyetje retorike: “Si mund të mos të dua Spanjë?”
Mesazhin e shkruar në gjuhën spanjolle, futbollisti e shoqëron me një GIFT me flamurin spanjoll që valvitet.
Më herët, Bislimi u shpreh se: “Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë. Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë.”
Como no te voy a querer España?
🇽🇰🤝🏼🇪🇸 https://t.co/hXwnHKvBkp— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) January 6, 2024
Top Channel