25/11 23:02
Armando Broja e nisi me gol vitin 2024.
Sulmuesi i talentuar shqiptar zhbllokoi përballjen e FA Cup, Chelsea-Preston (4-0). Ishte minuta e 58’ kur Broja realizoi një gol shumë të bukur me kokë, duke ndezur festën e tifozëve në “Stamford Bridge”.
Pak sekonda më vonë u ndal nga traversa, sërish me kokë, ndërkohë që 22-vjeçari pati një tjetër shans të mirë në minutën e 71’. Kur marshoi nga gjysmëfusha e vet, dribloi portierin, por ndërhyrja e një mbrojtësi të Prestonit i hoqi mundësinë e festës së radhës.
Broja u zëvendësua në minutën e 76’ mes duartrokitjeve të tifozëve të Chelseat, ndërkohë që performance e tij u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar Sofascore.
Top Channel