Ronaldo mbetet “Mbreti” i rrjeteve sociale, në “top-10” dominojnë “yjet” e futbollit

02/01/2024 22:16

Të jesh një sportist i talentuar, sektakolar dhe triumfues sigurisht që do të thotë të kesh shumë fansa në të mbarë globin.

Mbështetja në kohën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale është më e lehtë për t’u matur.

Më poshtë po renditim 10 sportistët që janë më shumë ndjekës në platforma të tilla si Instagram, Facebook, TikTok dhe Twitter (x). Në podium është një treshe e madhe sulmuese…

Sergio Ramos

Mbrojtësi spanjoll mbyll listën (top-10) e sportistëve më të ndjekur në rrjetet sociale, me 138.5 milionë ndjekës. Instagrami dominon skenën me 62.5 milionë ndjekës, i ndjekur nga Facebook me 38 milionë, X me 20 milionë dhe Tik Tok, të cilin Ramos po e përdor veçanërisht për të sponsorizuar këngën e re “No me contradigas”, me 18 milionë ndjekës.

Kylian Mbappe

Fenomeni francez zë vendin e nëntë në renditje me 140 milionë ndjekës. Thuajse të gjithë ndjekësit vijnë nga Instagrami, 110 milionë. Nëse do të ishte vetëm për këtë rrjet social, Mbappé do të ishte në pozitën e pestë, por 17 milionët e Facebook dhe 13 milionët e X nuk e lejojnë atë të krahasohet me emrat e mëdhenj.

Karim Benzema

Transferimi në Arabinë Saudite bëri që ai të ketë një bum ndjekësish në profilet sociale, veçanërisht në Instagram, me 76 milionë ndjekës. Mes Facebook dhe X ai e ndan kohën mes shkrepjeve në fushë, “selfie” dhe momenteve relaksuese me familjen. 45 milionë njerëz e ndjekin Benzema në rrjetin social të themeluar nga Mark Zuckerberg, 20 milionë ndjekës në ish-Twitter. Totali është 141 milionë ndjekës.

David Beckham

Në vendin e shtatë mes sportistëve me më shumë ndjekës në rrjetet sociale është David Beckham, presidenti aktual i Inter Miami, ku luan Messi. Një ikonë e vërtetë e marketingut që nga ditët e tij si futbollist, anglezi krenohet me 149.3 milionë ndjekës në rrjetet sociale. Asnjë profil X (gruaja e tij Victoria ka një), vetëm Instagram (86 milionë), Facebook (58 milionë) dhe Tik Tok me 5.3 milionë ndjekës.

Ronaldinho

Në katër rrjetet sociale mund të vlerësoni fintet e tij me taka, roveshiata, ndeshjet e futbollit në plazh dhe fotot me “Topin e Artë”. Ronaldinho së fundmi i është afruar botës së Tik Tok, ku ndjekësit janë bërë shpejt 18 milionë. Në Facebook ai ndiqet nga 56 milionë njerëz, në X nga 21 milionë, ndërsa në Instagram nga 74.8 milionë. Në total, 169.8 milionë ndjekës.

LeBron James

Është pa dyshim “Mbreti James”, ai që e mban lart imazhin e NBA-së. 238 milionë njerëz e ndjekin në përgjithësi në tre rrjete të ndryshme sociale, X, Instagram dhe Facebook. Në të parin ai krenohet me 52 milionë ndjekës, në të dytin me 159 milionë dhe në të tretin 27 milionë ndjekës.

Virat Kohli

Nga basketbolli në kriket. Virat Kohli, 35-vjeçari indian, është sportisti i katërt më i ndjekur në botë me 375 milionë ndjekës. Ai ndiqet jashtëzakonisht shumë në Instagram me 265 milionë ndjekës, 51 milionë në Facebook, 59 milionë në X.

Neymar

Ylli brazilian hap podiumin e sportistëve të imazhit falë 403.7 milionë ndjekësve të tij në katër platforma të ndryshme, përfshirë Tik Tok me 31.7 milionë. I ndjekur nga afër nga X me 63 milionë, Facebook me 92 milionë dhe Instagram, gjithashtu dominues këtu, me 217 milionë.

Lionel Messi

Duelin e imazhit e fiton rivali i tij historik në fushë. Prandaj, Leo Messi është në vendin e dytë me 611 milionë ndjekës, të ndarë në Instagram (495 milionë) dhe Facebook (116 milionë). Në Tik Tok dhe X, “ylli” argjentinas nuk ka një profil zyrtar.

Cristiano Ronaldo

Fenomeni portugez është kopertina e sportistëve më të ndjekur në rrjetet sociale. Instagrami dominon me 615 milionë ndjekës, përveç 110.4 milionë nga X dhe 168 milionë nga Facebook, me një total prej 893.4 milionë ndjekësish./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA