Kryeminstri Edi Rama e konsideron trajnerin e kombëtares njeriun e vitit, për të cilin as që e vuri në diskutim.
Fakti që kombëtarja është kualifikuar për Euro2024, sipas tij tregojnë shumë. “Unë nuk e fus këtë tek arritjet e qeverisë së ndryshe do ta kisha thënë”, tha Rama.
“Atëherë për sa i përket njeriut të vitit mendoj se kjo s’ka asnjë diskutim besoj, me konsensus mbarëkombëtar. Njeriu i vitit është Sylvio Sylvinho Mendes Campos për mua. Nga ana tjetër besoj që është fat edhe është privilegj që të jesh në këtë detyrë dhe ta kesh parë dy herë kombëtaren të shkojë në Europian.
Ka shkuar dy herë kombëtarja në Europian gjatë kësaj periudhe që unë jam në detyrë. Sigurisht që unë nuk e fus tek sukseset apo tek arritjet e qeverisë se përndryshe do ta kisha thënë, por besoj që pa asnjë diskutim ajo që ka bërë trajneri i ekipit tonë kombëtar me stafin e tij, ajo që ka bërë ekipi ynë kombëtar është diçka që merr konsensus të plotë si gjëja më e bukur që ka ndodhur këtë vit pasi është një gëzim i të gjithëve që i bashkon të gjithë. Kështu që nuk besoj se ka diskutim për këtë. Kurse njeriu më i keq i vitit nuk e njoh, nuk e njoh!”, tha Rama.
Top Channel