Nga forcimi i Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA te përshpejtimi i rrugëtimit drejt BE-së, Peleshi takim me kongresmenin Buchanan dhe ambasadorin Wendt

05/10/2026 13:35

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në Kuvend delegacionin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të kryesuar nga kongresmeni Vern Buchanan, Kryetar i Komitetit për Partneritetin për Demokraci.

Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt.

Në fokus të takimit ishte forcimi i Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA, përshpejtimi i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, bashkëpunimi në NATO dhe siguria rajonale.

Vëmendje iu kushtua gjithashtu zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit, si dhe forcimit të bashkëpunimit parlamentar për avancimin e reformave, rritjen e transparencës dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.

Një partneritet i ndërtuar mbi miqësi, vlera dhe interesa të përbashkëta, në mbështetje të sigurisë, zhvillimit dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

Top Channel