Finalja e madhe e programit më popullor të kërcimit, “Dancing With The Stars” ka nisur sonte në ekranin e Top Channel.

Mbrëmja nisi me një klip hyrës, ku të gjithë konkurrentët dhe balerinët e “Dancing With The Stars” kërcyen me moderatorët e dashur të programeve të Top Channel, të cilët i shikoni çdo ditë në ekran.

Përballë njëri-tjetrit janë katër finalistët Fifi, Enxhi Nasufi, Sardi Strugaj dhe Arnita Beqiraj, ndërsa vetëm njëri prej konkurrentëve do të rrëmbejë vendin e parë të sezonit të dytë të “Dacing With The Stars”.

Surpriza e parë e paralajmëruar që të premten e kaluar është pjesëmarrja speciale e këngëtarit më të dashur të momentit, Ylli Limani, i cili do të promovojë albumin e tij të fundit të quajtur “Tjetër”.

Por mbrëmja nuk do të përfundojë me aq, pasi do të ketë momente të paharrueshme me të ftuar specialë, ndërsa kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri do të performojë në skenën magjike të “DWTS”.

Kërcime me zhanerë të ndryshme do t’i japin një tjetër ngjyrë ekranit të Top Channel mbrëmjen e kësaj të premteje, pas javësh emocione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA