Pas Endrick që verën e ardhshme do të transferohet te Real Madrid, Palmeiras është gati të zbulojë dhe t’i dhurojë Europës një tjetër xhevahir.

Fjala është për Estevao Willian Almeida de Oliveira Goncalves, ose shkurt Messinho. Djaloshi është vetëm 16-vjeçar dhe këtë sezon debutoi më ekipin e parë të Palmeiras teksa u aktivizua për 13 minuta në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Cruzeiros.

Të dhënat e sulmuesit janë të shkëlqyera dhe jo më kot për të është gati të bëjnë çmenduri klubet më të mëdha europiane. Pas Messinhos janë Real Madrid, Paris Saint-Germain, Manchester City, Manchester United, Arsenal dhe Chelsea. Megjithatë, vetë sulmuesi ka një preferencë dhe ajo është Barcelona.

Ndoshta edhe për ngjashmëritë për nga emri me Messin, 16-vjeçari ëndërron të bëjë karrierën në Katalonjë dhe në të ardhmen të sfidojë pikërisht mikun e tij Endrick që do të jetë pjesë e Real Madrid. Aktualisht, kartoni i sulmuesit kushton 60 milionë euro, një shifër që Barcelona vështirë se e përballon në këtë moment. Megjithatë, katalanasit do të mbajnë një takim me agjentin e futbollistit të talentuar për të qenë në “Pole Position” në garën për Messinhon.

Ky i fundit nuk mund të transferohet në Europë para vitit 2025 atëherë kur do të mbushë edhe 18-vjeç, megjithatë gara është e hapur dhe për ta pasur në skuadër Messinhon, duhet prenotuar që në këtë moment. Barcelona ka një avantazh pasi agjenti i Messinhos, Cury është aktualisht në Spanjë pasi ishte pjesë e negociatave edhe për kalimin e Vitor Roques nga Athletic Paranaense te blaugranat.

Cury ka punuar më parë si skaut i spanjollëve ndërsa në takimin me presidentin e Barcelonës, Laporte, agjenti synon të kuptojë më qartë qëllimin e katalanasve mbi Messinhon dhe më pas të shohë nëse duhet të konsiderojë edhe ofertat e tjera nga klubet e mëdha të Europës./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA