Fiti dhe Graciano ndezën skenën e “Dancing With The Stars” me një freestyle, që u shoqërua me brohoritma nga publiku.
Pas përfundimit të performancës publiku nuk e la jurinë të shprehë opinionin në lidhje me kërcimin. Në një moment kryetari i jurisë Ilir Shaqiri kërkoi që të qetësohen për të vijuar programin.
Ilir Shaqiri: I ka ardhur dita se kur do ta shohin Fifin ndonjëherë kaq bukur. Do të kishe preferuar një intro akoma dhe më mbështjellëse se ndonjëherë kisha atë ndjesinë që ndërprehej kuptimi.
Valbona Selimllari: Fifi kishte zgjedhur një kërcim freesyle, të lirë ashtu siç Fifi e donte.
Lori Bala: Unë dua të jem e sinqertë, jam e lumtur që janë në finale jo vetëm për Fifin por edhe për Gracianon. Kur e shoh Gracianon më heq mallin Jurgenit. Perfomanca ishte e arrirë.
Olta Gixhari: Vdiqëm nga veshët more çfarë bëhet kështu (qesh).
Ilir Shaqiri: Dua të them një gjë, që një skenë kërcimi nuk është stadium. Brohoritni por tani… Ka momente por ka edhe situata, por nuk po kuptohemi.
Olta GIxhari: Ti je artiste e vërtetë, ti e pushton skenën dhe publikun.
Fifi dhe Graciano u vlerësuan nga juria me 37 pikë në total, ndërsa votimi është i hapur në VIP14.
Top Channel