Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani iu përgjigj disa pyetjeve me interes, që kanë të bëjnë me çështje konkrete ndaj të cilave organi i akuzës ka hetime apo akuza të paraqitura në gjykatë.
Altin Dumani nuk dha shifra zyrtarësh kryesisht policor të dalë nga transkriptet e Encro Chat dhe Sky Ecc, por tha se pothuajse në çdo material, ka emra të tyre të përfshirë, teksa foli edhe lidhur me çështjen e posedimit të një aparati të tillë, ku qëndrimi i tij nxjerr në pah përplasjen me ministrinë e Brendshme që disa javë më parë komunikoi se çdo punonjës policie që i kanë përdorur duhet të përjashtohet nga strukturat.
Dumani: “Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, por nëse ka komunikime që i kompromentojnë atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa. Por në çdo hetim na dalin një ose më shumë polic, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rast që tashmë është publik Xhevahir Lita”.
Top Channel