Kolumbia i ka dedikuar Shakirës një statujë 6 metra në qendrën e qytetit të saj të lindjes, në Barranquilla.

Artisti Yino Márques krijoi një statujë të veçantë kushtuar këngëtares, që tregonte lëvizjen e saj më të njohur të kërcimit nga videoklipi i vitit 2005 për “Hips Don’t Lie”. Ishte vetë këngëtarja që ka postuar fillimisht një foto të prindërve të saj, që pozonin të buzëqeshur para statujës së saj. “Më bën të lumtur ta ndaj këtë me prindërit dhe veçanërisht mamanë time në ditëlindjen e saj”, shkroi fillimisht këngëtarja.

Më tej, Shakira ka postuar foto të familjes së saj me kryebashkiakun e zonës dhe për përkushtimin që i kanë dedikuar theksoi se: “Është shumë për zemrën time të vogël”.

Motivacioni poshtë statujës së këngëtares së famshme shkruan: “Një zemër që kompozon, një talent i pashoq, një zë që lëviz masat dhe këmbët e zbathura që marshojnë për të mirën e fëmijërisë dhe njerëzimit.”

Artistja gjithashtu ka postuar edhe një video të ngjashme në rrjetet e saj sociale, ndërsa falënderoi skulptorin Yino Márquez dhe studentët e tij për “talentin e jashtëzakonshëm artistik” që kishin demonstruar duke krijuar bronzin.

Vlen të theksohet se, Shakira ishte ndër emrat më të kërkuar në Google për këtë vit sipas shifrave të publikuara nga kompania. Viti 2023 ishte një vit i suksesshëm për këngëtaren, e cila fitoi tre çmime Latin Grammy, një prej tyre me artisten tjetër kolumbiane Karol G.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira)

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA