Afganët gjejnë zgjidhjen për të mos shpenzuar para me dasma tradicionale, martohen dhjetëra çifte në të njëjtën ceremoni (Foto)

26/12/2023 17:58

Afganët kanë gjetur një zgjidhje për të mos shpenzuar me dasma tradicionale, për të cilat kërkohet shumë para.

Në Afganistan është organizuar një ceremoni masive martese e cila përfshinte 50 çifte, që kurorëzuan lidhjen e tyre.

Ceremoni të tilla janë bërë më të zakonshme pasi çiftet me të ardhura të ulëta kërkojnë të shmangin kostot e larta të një dasme tradicionale.

BBC shkruan se ceremonia u organizua sipas rregullave, në një ambient ku pati qindra pjesëmarrës.

Ngjarja, në Kabul, u organizua nga një shoqatë bamirëse, e cila gjithashtu u siguroi të sapomartuarve pajisje shtëpiake për të filluar jetën e tyre të re.

Ceremonia nisi fillimisht me leximin e Kuranit, ndërsa vallëzimi dhe muzika janë të ndaluara në mënyrë të rreptë që pas rikthimit të talebanëve në pushtet në gusht të vitit 2021.

Më pas çiftet u larguan me makina të zbukuruara me fjongo jeshile dhe trëndafila të kuq plastikë në formë zemrash.

18-vjeçari Roohullah Rezayi i cili u martua, shpjegoi se nuk mund të kishte përballuar koston e një martese solo.

“Një dasmë tradicionale do të na kushtonte të paktën 200,000 deri në 250,000 afganë (deri në 3,600 dollarë), por këtë herë do të jetë midis 10,000 dhe 15,000 afganë”, tha ai.

“Ne kemi ftuar 35 persona nga dy familjet tona, përndryshe do të ishin 300 deri në 400”, shtoi më tej ai.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA