Një nga pjesëtarët e urgjencës së spitalit të Lushnjës ka treguar gjendjen e të mbijetuarve të zjarrit në qendrën tregtare të Lushnjës.
Ai tha se rastet ishin të menaxhueshme dhe gjendja e tre fëmijëve që morën ndihmë në spital është e qëndrueshme.
“Sot qëkur morëm thirrjen që në një qendër tregtare kishte rënë zjarr ka qenë një ditë e ngarkuar në urgjencën e Lushnjës, janë paraqitur rreth 40 persona me vështirësi në frymëmarrje, të gjitha rastet ishin të menaxhueshme nga stafi ynë, unë kam bërë kryesisht tirazhin e rasteve, ishin raste të lehta dhe shumica prej tyre shkuan në banesa ose me mjekim ambulator, në dijeninë time nuk ka pasur raste të lënduar, gjendja e fëmijëve në dijeninë time ka qenë shumë e qëndrueshme”, tha ai.
Top Channel