“Vuçiç hajdut”, kjo është shprehja e cila ka shoqëruar protestuesit në Beograd mbrëmjen e sotme.

Demonstrata ka mbledhur mijëra serbë, të cilët u thirrën nga opozita, për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve të javës së kaluar në Serbi.

Situata ka agravuar më tej, ku ka shpërthyer dhuna. Teksa protestuesit kanë tentuar të hyjnë në Bahskinë dhe Kuvendin e Serbisë, policia vendase iu është kundërpërgjigur me gaz lotsjellës.

Në Kuvendin e Serbisë protestuesit kanë thyer derën kryesore dhe xhamat.

Sipas rezultateve paraprake të komisionit shtetëror zgjedhor, Partia Populiste Progresive Serbe (SNS) në pushtet fitoi 46.72% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Protestuesit kërkojnë anulimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të cilat u finalizuan një jave më parë, për të cilat vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan se ishin të padrejta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA