Negociatat zgjatën disa muaj dhe patën një përfundim pozitiv: Jim Ratcliffe, pronar i industrisë kimike shumëkombëshe INEOS, bleu 25% të Manchester United nga familja Glazer, pronar i gjigantit anglez për gati 20 vjet. 

INEOS Sport, nga sot, është përgjegjës për të gjitha aspektet sportive të klubit. Marrëveshja, sipas shtypit anglez, vlerësohet në 1.4 miliardë euro.

Që nga largimi i Alex Fergusonit në vitin 2013, “Djajtë e Kuq” nuk e kanë fituar më kurrë Premier Ligue-n, duke zhgënjyer vit pas viti.

Këtë sezon, Man. United është 12 pikë prapa kryesuesve. Jim Ratcliffe, 71 vjeç, ka një pasuri të vlerësuar në 21 miliardë euro dhe është njeriu më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka premtuar rinovimin e “Old Trafford”, si dhe para të reja për t’i investuar në merkato.

Në deklaratën zyrtare, Manchester United thekson se Jim Ratcliffe do të sigurojë 300 milionë stërlina (rreth 345 milionë euro), për punën në stadium.

“Si një tifoz i përjetshëm i Manchester United, jam jashtëzakonisht krenar që e përfundoj këtë marrëveshje. Ambicia jonë është e qartë: të gjithë duam ta shohim Manchester Unitedin në vendin e tij, në majat e majave të futbollit anglez dhe europian”, tha biznesmeni./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA