Maqedonia e Veriut/ Shpëtim Duro dhe katër shqiptarë mes më të mirëve

23/12/2023 11:19

Futbolli në Maqedoninë e Veriut ka marrë pushimet, me skuadrat që do të rikthehen në fushë në në datën 18 shkurt të 2024 për duelet e javës së 19-të.

Kampionati vazhdon të dominohet nga skuadrat shqiptare. Struga kampione kryeson me 39 pikë, ndjekur nga Shkupi me 38 dhe Shkëndija e Tetovës me 35.

Katër futbollistë shqiptarë janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të gjysmës së parë të sezonit në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Klinsman Cake dhe Endrit Krasniqi nga Shkëndija. Artan Iljazi, portieri shqiptar i Shkupit. Dhe Medzit Neziri i Strugës. Ndërkohë që trajneri më i mirë është Shpëtim Duro.

Tekniku 63-vjeçar udhëhoqi Strugën drejt titullit të parë në histori, teksa dërgoi ekipin shqiptar deri në fazën “play-off” të Conference League.

Dhe është në rrugën e duhur për t’u shpallur sërish kampion në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se Struga e tij do të luftojë fort deri në fund me Shkupin dhe Shkëndijën./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA