U pyet nëse do të jepte dorëheqjen, ja si u përgjigj trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella
‘Duhet kohë, kjo mbrëmje ka rëndësi deri në një farë pike. Djemtë e meritonin, sidomos pas atyre që janë thënë këto ditë. Jam i kënaqur, kana zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer’-kështu u shpreh trajneri i Italisë Roberto Mancini për Sportmediaset pas fitores ndaj Turqisë.
‘Kemi nevojë për të gjithë, ky është një rrugëtim i gjatë, do të marrim futbollistë të tjerë dhe do të kuptojmë cilët do të jenë ata që do të qëndrojnë me ne deri në fund-tha Mancini-përtej fitores, djemtë bënë gjëra të mira. Fusha ishte shumë e rëndë dhe një reagim i Turqisë ishte normal’.
Ndërsa në një deklaratë për Rai, Mancini theksoi se tani skuadrës i duhet të mbledhë forcat për ndeshjen e Parisit.
‘Ajo me Turqinë ishte një ndeshje e vështirë, tani do të kërkojmë të rifitojmë forcat për të shkuar e luajtur në Paris-tha trajneri i Të Kaltërve-debutuesit bënë mirë, i komplimentoj. U luajt në një fushë ku binte shi prej një dite. I përmend të gjithë, zhvilluan një ndeshje të madhe. Skuadra luajti mirë me një linjë të lartë. Raspadori? Pati një problem, e zëvendësuam në fundin e pjesës së parë për të evituar që të bënim një zëvendësim pas 5 minutash’
Mancini foli edhe në konferencën për shtyp teksa foli edhe për ndeshjen me Belgjikën
‘Çfarë ndryshoi nga e premtja? Asgjë nuk ndryshoi, djemtë u treguan të zotët-tha Mancini-kishim futbollistë të freskët e të ndryshëm. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, të gjithë bënë shumë mirë. Kayode u shfaq mjaft mirë në debutim, ashtu sikurse edhe Fagioli. Për një orë luajtëm mirë, por më pas ramë pak dhe ishte normale që Turqia të reagonte. Përqendrimi duhet mbajtur deri në minutën e 91, asgjë nuk është e sigurt. Kjo është e padiskutueshme. Të gjithë e kanë për zemër fanellën e kaltër dhe kur humbasim të gjithëve iu vjen keq. Ndaj Belgjikës reaguam mirë, patëm raste për të barazuar, kurse në këtë ndeshje ishim të zotët që nga fillimi, jam i kënaqur për djemtë, e meritojnë’.
Top Channel