Dinamika e ngjarjes/ Polici humbi kontrollin pasi ’ra’ në pellgun me ujë, si goditi makinën eskortë të djalit të Irena Gjokës

23/12/2023 12:55
Pamje nga zona e Selitës, ku ndodhi aksidenti

Top Channel zbardh dinamikën e aksidentit ku u përfshi makina që eskortonte djalin e gjyqtares Irena Gjoka dhe mjeti privat i një efekti të Policisë Rrugore.

Rreth orës  21:00, në kushtet e një moti me shi, Ardjan Disha që drejtonte automjetin  “Benz” me targa zviceriane, po udhëtonte në “Unazën Jugore” drejt “Mbikalimit të Fabrikës së Miellit”. Më pas, kur ka arritur te “Nënkalimi i Selitës”, për shkak të kushteve të këqija të rrugës si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin, raporton gazetarja Dorjana Bezat.

Konkretisht, sipas policisë, ka qenë një gropë me ujë në rrugë që kë bërë që Disha të humbasë drejtimin dhe të godasë nga pas mjetin e gardës me drejtues Isidor Hetën. Makina e Gardës lëvizte në të njëjtin drejtim me atë të Dishës. Për shkak të goditjes, makina eskortë ku ndodhej djali i gjyqtares, është përplasur me trafikndarësen e ndarjes së karexhatave.

Të dyja mjetet kanë marrë dëme të shumta materiale, por fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA