Në kërcimin e parë në këtë gjysmëfinale, Sardi dhe Ensa kërcyen një tango sensuale.
Juria vlerësoi performancën, por nuk munguan kritikat. Sipas Ilirit, lëvizjet e këmbëve dhe trupit nuk ishin në të njëjtin nivel, ndërsa Valbona tha të kundërtën, se kërcimi ishte i ekuilibruar.
Lori: Mendoj se puna e Sardit ka folur në këtë skenë. Tango ishte shumë e mirë, vetëm ecjen kur ndahesh nga vajza, ti rri shumë i fryrë dhe del fare nga figura e tangos. Të tjerat shumë mirë
Ilir: Ka një kontrast mes punës së trupit dhe këmbëve. Ti ke një posturë evidente. Sikur bëje finte me topin e futbollit. Prisja të ishte pak më e rafinuar dhe më elegante, për t’iu përshtatur trupit. Kishte një lloj ç’ekulibri. Gjithsesi performanca ishte shumë e bukur
Ndërsa Olta dhe Iliri debatuan për shikimin e Sardit. Pse sheh në tokë, e pyeti Olta artistin, ndërsa Iliri u shpreh për të kundërtën.
Olta: Mos të ka rënë gjë në tokë? Pse i mbaje sytë në tokë gjithë kohës.
Iliri: Po ku t’i mbante sytë, te ty
Olta: Po pse jo
Iliri: Po ai pati ndjesi shumë të bukur
Sardi: PO nuk ka faj, se sa e bukur është Olta
Valbona: Ti vërtet e ke të shikuarën poshtë, më pëlqeu që ishte në marrëdhënie me lëvzizjet e trupit dhe me balerinën. Më pëlqeu shumë ekuilibri yt. Ishte shumë bukur.
Në total, nga juria, Sardi mori 36 pikë.
Top Channel