Irgeni dhe Jora kërcyen foxtrot në pjesën e dytë të kërcimeve gjysmëfinaliste të “Dancing with the Stars”.

Lori: Perfomanca shumë e bukur pozitive, fiks për koto ditë festash. Më pëlqeu rrëshqitja e këmbëve por nuk e pash posturën me këtë veshje.

Iliri: Rrëshqitjen e bëre por bëre dhe atë që un e urrej, përplasjen e këmbëve kur ngren damën. Isha në brendësi të këtij filmi që krijove. I dhe një sens çdo hapi, interpretues, shoqërues.

Olta: Nuk më pëlqen të vishesh kështu.

Irgeni: Doja të nxirrja pak muskujt por e trajtuam babagjyshin pa muskuj.

Olta: Atmosfera erdhi por nuk të ndihmoi kostumi.

Valbona: Kjo veshja nuk të la të dukej postura, por e kuptova që e kishe në rregull sepse Irgeni ka një plastikë trupi që nuk gabon. Për mua ishe i mrekullueshëm. Solle një magji të vogël, ashtu si në përrallë.

Valbona: 10 pikë/ Lori: 8 pikë/ Iliri: 9 pikë/ Olta: 9 pikë, me gjithësej 36 pikë, dyshja realizuan të kënaqur këtë kërcim të dytë.

Votoni Vip7 për Irgenin dhe Jorën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA