Lalibela, kisha e pabesueshme e gdhendur 20 metra nën gur në luginën afrikane

22/12/2023 18:03

Një kishe e gurtë e gdhendur në mënyrë të pashpjegueshme nga toka e gurtë në një luginë të Etiopisë është prej kohësh objekt adhurimi e misteri.

Lalibela konsiderohet tashmë si mrekullia e tetë e botës dhe si ajo ka të tjera në rajonin e mbushur me objekte të lashtësië.

Strukturat me detaje të sofistikuara janë gdhendur direkt nga shkëmbi vullkanik dhe konsiderohen mrekulli të arkitekturës.

Vendi i njohur si “Jeruzalemi i Etiopisë” ka njëmbëdhjetë kisha të tilla monolite që besohet se janë ndërtuar rreth shekullit të 12-të .

Guiadat turistike u thonë vizitorëve se ‘Mbreti Lalibela kërkonte të krijojnë një Jeruzalem në Etiopi, por i bëri gjërat paksa ndryshe.

Teksa të tjerët ndërtonin kishat e larta drejt qiellit, Lalibela i gdhendte ato në tokën shkëmbore, edhe pse nuk dihet shumë për teknologjinë e përdorur të lashtësisë.

Gjithashtu luginat që rrethojnë Lalibela janë disa nga shtigjet më të bukura të ekskursioneve në vend.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA