Arnita dhe Eni erdhën me në një Paso Doble të pazakontë në kërcimin e tyre të parë në gjysmë finalen e Dancing With The Stars.
Performanca e Arnitës u prit me komente pozitive për shkak të vështirësisë, por niveli i vështirësisë sipas jurisë, nuk e lejoji t’i tregonte hapat siç duhej.
Valbona: Performancë e bukur dhe e vështirë se kishte ritëm të shpejt.Disa figura iknin pa pasur atë shtrirjen e duhur. Të përgëzoj se teknikisht ishe shumë mirë dhe zhanri është i vështirë për ty
Lori: Duke qenë se keni rritur shkallën e vështirësisë, kjo ju rrezikon pak. Nëse nuk ke Enin në krah nuk ja del dot…
Iliri: Je përpjekur shumë, performanca qëndron, prisja një pjekuri tjetër për ekzekutimin e hapave se kur mbingarkohen gjërat del si luftë e stresuar. Kjo u përcoll, për fustanin nuk patë atë mënyrën e duhur të lozje me atë fustanin. Gjithsesi je në gjysmë finale dhe ky është një hap i rëndësishëm.
Olta: Nuk mbaj mend që Arnita të ketë pasur ndonjë kërcim më pak të ngarkuar se kaq dhe nuk më bën përshtypje. Në natën e tretë të kam dhënë një 10 dhe e mbaj mend tangon tënde, ajo tango është një nga më të bukurat të kësaj salle dhe uroj ta rishoh. Kjo e sotshmja, ke bërë hapa pas.
“Unë jam shumë e lumtur për performancën që sapo bëra”-tha Arnita në përfundim të komenteve të jurisë.
Në total, performanca u vlerësua në total me 34 pikë.
Top Channel