Irgeni dhe Jora hapën natën e gjysmëfinales së “Daning with the Stars” me një jive, që u shoqërua me komente pozitive nga juria.
Edhe pse i ndodhi një incident i vogël në skenë, Valbona Selimllari i tha bravo dhe se “e menaxhoi mirë”. Të njëjtin mendim ndanë edhe anëtarët e tjerë të jurisë.
Lori: Sonte bëjnë mirë të kërcejnë mirë se jam e stresuar. Një jive shumë i mirë dhe impenjativ, do doja të kishe punuar pak me stilin. Jive ka elegancë, pak më shumë me stilin dhe do kishte qenë një jive perfekt.
Irgen: Kam dashur ta mbaj tek ai stili im.
Iliri: Mendoj që me këtë jive që i jep lezet, e shijove, dinamika ishte ekselent. Pate një harmoni me damën. E kalove me sportivitet. Për sa i përket stilit mungon shtrirja e këmbëve, që i jep një lloj origjinaliteti si still “alla jive”.
Olta: Ca ishte ky monolog 1.. 2.. 3.
Irgen: Nuk numëroj e kam me vete e kam të brendshme.
Lori: Është zëri i Jorës ai që bën Irgeni.
Olta: Problemin e vogël e superove në mënyrë të shkëlqyer. Vazhdon të jesh i pasodoble-s.
Valbona: 9 pikë/ Lori: 9/ Iliri :9/ Olta: 9 pikë, çifti morën 36 pikë gjithsej.
Irgeni: Si për nxemje mirë.
Irgen dhe Jora, kanë kodin VIP7. Merrni telefonat në duar dhe jepuni mbështetjen tuaj!
Top Channel