Fifi ishte konkurrentja e parë që u shpall finaliste e spektaklit të kërcimit “Dancng With The Stars”.
Por, si e pritën yjet e tjerë që janë pjesë e garës? Komentet e tyre bashkohen në një pikë: artistja prek e para finalen falë fansave të saj.
Enxhi: Nuk e diskutoj vendimin e publikut, jam e bindur që ka një ‘fanbase’ të konsiderueshëm. Nuk kam asnjë kundërshtim. Nuk ishte salsa më e mirë, por publiku e votoi.
Arnita: Mendoj që e meritonte finalen për artisten që është brenda skenës së DWTS dhe jashtë saj.
Eni: M’u bë qejfi, Fifi ishte shumë e vlerësuar nga publiku. Ka të tjerë që e reklamojnë veten si shumë të preferuar nga publiku, por kanë rrezikuar daljen.
Irgen: Mendoj se e kanë ndihmuar shumë edhe votat e publikut.
Kritikave të tyre, Fifi dhe partneri i saj, Graciano, iu përgjigj me ironi:
Fifi: Disa e duan Coca Cola-n pa sheqer, disa të tjerë e duan me shumë sheqer. Unë jam ajo që ka shumë sheqer. Këtyre u bën dëm sheqeri!
Graciano: Për të gjithë ata që janë skeptikë, Fifi ka treguar me punë, djersë e mund të kërcesh gjithë klas pa pasur trupin perfekt.
Top Channel