Ambasadori palestinez bën thirrje për t’i dhënë fund sulmeve ndaj civilëve në Gaza

22/12/2023 19:53

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, pas votimit të Këshillit të Sigurimit përmendi situatën e rëndë në Gaza.

Mansour bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve palestinezë në Gaza.

“Askush nuk duhet të harrojë se ajo për të cilën po flasim janë 2.3 milionë palestinezë që kanë luftuar për jetën e tyre dhe duke u përballur me vdekjen”, deklaroi ai teksa shtoi se më shumë se 20,000 palestinezë janë vrarë deri më tani në luftë.

Shefi i OKB-së, António Guterres, gjatë ditës së sotme, ia hodhi fajin Izraelit për mungesën e një rruge të sigurt për të dërguar ndihma në Gaza.

Sipas tij problemi i vërtetë, për dërgimin e ndihmave tek palestinezët e prekur nga bombardimet, është ofensiva e Izraelit. Guterres tha se sulmet po krijojnë pengesa masive për shpërndarjen e ndihmave humanitare brenda Gazës.

Top Channel