Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris njoftoi të mërkurën se një astronaut ndërkombëtar do të zbresë në sipërfaqen e Hënës si pjesë e programit Artemis të NASA-s.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin zotuar më parë të dërgonin astronautët ndërkombëtarë rreth hënës, ky njoftim e çon këtë një hap më tej duke lejuar një prej tyre të ecë në të vërtetë në sipërfaqen e hënës.

Gjatë një takimi me Këshillin Kombëtar të Hapësirës në Shtëpine e Bardhë, Uashington, zëvendëspresidentja Harris tha se: “Sot, në njohjen e rolit thelbësor që luajnë aleatët dhe partnerët tanë në programin Artemis, jam krenare të njoftoj se, së bashku me astronautët amerikanë, ne synojmë të zbarkojmë një astronaut ndërkombëtar në sipërfaqen e hënës deri në fund të dekadës”.

Në takim morën pjesë edhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Në misionin e planifikuar, Artemis do të ketë vend për katër astronautë, por jo çdo astronaut do të ecë në hënë. Vetëm dy prej tyre do të zbresin në sipërfaqen e hënës, ndërsa dy të tjerët do të rrotullohen rreth hënës vetëm në anijen kozmike Orion ose në një stacion të vogël hapësinor të quajtur Gateway.

Misioni Artemis është caktuar të jetë hera e parë që njerëzit do të rrotullohen rreth Hënës që nga fundi i programit Apollo. I planifikuar të nisë në nëntor 2024, ekuipazhi përfshin astronautin e Agjencisë Kanadeze të Hapësirës Jeremy Hansen.

“NASA mund të kishte zgjedhur ta bënte këtë e vetme, por ata qëllimisht zgjodhën të përfshinin Kanadanë dhe një listë në rritje të partnerëve ndërkombëtarë. Ky shembull i jashtëzakonshëm i lidershipit të SHBA-së përdor ekspertizën tonë kolektive dhe jo vetëm që vlerësohet sinqerisht, por është urgjentisht i nevojshëm në botën e sotme”, tha Hansen.

Misioni i parë për t’u ulur në Hënë i Artemis nuk është planifikuar të nisë të paktën deri në fund të vitit 2025.

Megjithatë, është vënë në pikëpyetje pasi agjencia hapësinore po vëzhgon me vëmendje zhvillimin e një anjje SpaceX që do të shërbejë si tokëzues për Artemis, duke transportuar astronautët deri në sipërfaqen hënore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA