Mashtroi fansat me shitjen e panetoneve të ‘bamirësisë’ për Krishtlindje, Chiara Ferragni kërkon ndjesë publike

19/12/2023 20:55

Influencuesja italiane e modës, Chiara Ferragni, ka kërkuar falje pasi mashtroi ndjekësit e saj për shitjen e panetoneve të Krishtlindjeve.

36-vjeçarja, e cila ndërtoi platformën e saj online përmes produkteve të bukurisë dhe modës, tha se do të dhurojë 1 milion € në spitalin e fëmijëve, pasi fansat u bënë të besonin se duke blerë një Ferragni – i markës pandoro (i ngjashëm me një panettone) ata po kontribuonin në bamirësi.

Përmes një video-mesazhi pasi u gjobit nga mbikëqyrësi i garave të Italisë, influencuesja u kërkoi falje rreth 30 milionë ndjekësve të saj në Instagram dhe pranoi se kishte pasur një “gabim komunikimi”.

Në realitet, Balocco – kompania që prodhon tortën – kishte bërë një pagesë prej 50,000 € për Regina Margherita, një spital pediatrik me bazë në Torino, muaj përpara se të fillonte konkursin në bashkëpunim me Ferragni.

E kuptoj që kam bërë një gabim komunikimi… gabimi im ishte që të lidhja në mirëbesim, nëpërmjet komunikimit, një aktivitet tregtar me një aktivitet bamirësie,” tha Ferragni në një video në Instagram.

Influencuesja mori shumë kritika për incidentin, duke përfshirë edhe një sulm të tërthortë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Pa përmendur drejtpërdrejt Ferragni-n, zonja Meloni tha: “Modelet e vërteta që duhen ndjekur nuk janë influencuesit që fitojnë shumë para duke veshur rroba dhe duke treguar çanta… apo edhe duke promovuar torta të shtrenjta që i bëjnë njerëzit të besojnë se janë bamirës.”

Bizneseve të drejtuara nga nëna e dy fëmijëve iu dha një gjobë prej 1.075 milion € nga autoriteti antitrust, AGCM. Ferragni tha se do të apelonte gjobën, duke e quajtur atë “joproporcionale dhe të padrejtë”. Dhe se nëse do të merrte një ulje të gjobës së saj, shumën do t’ja shtonte në mënyrë komplementare dhurimit të saj. Donacioni prej 1 milion € që ajo po bën vullnetarisht është po aq sa Ferragni bëri nga marrëveshja e konkurrencës promovuese me Balocco. Kompanisë së tortës iu dha një gjobë prej 420,000 €.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA