Rita Ora dukej e mahnitshme në fotot me bikini, ndërsa po bën disa pushime në Zelandën e Re këtë fundjavë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, 33 vjeçe, shfrytëzon në maksimum muajt e verës.

Ylli shquhet për trupin e saj të palestruar, ndërsa pozonte në buzë të një pishine. Rita shfaqte të pasmet e saj dhe tatuazhet, me mbishkrimin: “Je i mirëpritur!”‘

Ajo ka vendosur edhe një shall në kokë dhe një palë vathë floriri. Në një video Rita del nga pishina, duke zbuluar trupin e saj teksa modelonte për kamerën. Pas notit, ajo pozoi para një liqeni të madh, ndërsa ishte e mbështjellë me një peshqir bardh e zi, shkruan Daily Mail.

Teksa zbuloi se shoqërohej nga bashkëshorti i saj Taika Waititi, ajo ndau fotografi të shëtitjes së tyre në male me një karrocë dhe foto të një dreke me pamje mbreslënëse, me menu peshk dhe perime.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel