Fituesja e Miss Francës me flokë të shkurtër mbrohet pas kritikave në internet

18/12/2023 15:27

Eve Gilles është konkurrentja e parë me flokë të shkurtër që ka fituar ndonjëherë Miss Francën. 20-vjeçarja u kurorëzua fituese të shtunën dhe po merr mbështetje në internet nga politikanët në Francë pasi mesazhet që kritikonin flokët e saj ishin të shumta.

Pas fitores ajo përshëndeti mbështetësit duke ju thënë: “Mos lejoni askënd tju kritikjë për paraqitjen tuaj. Jemi mësuar të shohim “misse të bukura” me flokë të gjatë, por unë zgjodha një look androgjen me flokë të shkurtër.”

Ajo shtoi se çdo “grua është e ndryshme, ne jemi të gjitha unike”.

Megjithatë, fitorja e saj u kritikua shumë në internet, një përdorues të X kishte shkruar se Miss Francë “nuk është më një konkurs bukurie, por një garë që mund ta përfaqësojë kushdo”.

Duke mbështetur Gilles, politikanja franceze Sandrine Rousseau shkroi: “Jam e tronditur nga komentet në internet për Miss Francë 2024. Flokët tanë dhe çfarë bëjmë me to, si i stilojmë nuk janë punë e meshkujve.”

Fabien Roussel, sekretari kombëtar i Partisë Komuniste Franceze, komentoi gjithashtu, duke shkruar: “Mbështetje për Eve Gilles, e zgjedhur Miss Franca, e cila tashmë po vuan dhunën e një shoqërie që nuk pranon gratë të përfaqësojnë veten me të gjithë diversitetin e tyre”.

Eve përfaqësonte “Nord-Pas de Calais”, një rajon në Francën veriore.

Ajo u kurorëzua fituese para 5000 fansave të konkursit, me gjysmën e rezultatit të përcaktuar nga shikuesit dhe gjysmën tjetër nga një juri prej shtatë femrash, sipas Le Monde.

Top Channel