‘Taksat’ fitojnë kompeticionin ‘Kanxhi i vitit’ në Japoni, prej shqetësimit të kostove të jetesës

13/12/2023 18:15

Fjala fituese e kompeticionit reflekton zemërimin dhe shqetësimin e japonezëve për rritjen e taksave dhe inflacionit, ndërsa në vendin e dytë u rendit fjala ‘nxehtë’ prej temperaturave të verës.

Fjala “taksë” dhe simboli i saj (kanxhi) u zgjodhën si fjala e vitit në Japoni në traditën e përditshme që reflekton atë që ka prekur më shumë qytetarët gjatë vitit në mbyllje.

Fjala me një simbol të vetëm të vizatuar që mund të lexohet ‘zei’ ose ‘mitsugi’ – u zbulua kësaj jave në tempullin budist Kiyomizu në Kioto, ku prifti Seihan Mori e riprodhoi atë në një kanavacë të bardhë me një furçë të madhe.

Simboli kishte marrë 5,797 vota nga 147,878 të hedhura, sipas fondacionit  ‘Kanji Aptitude’ që organizon eventin që prej vitit 1995.

Ndërsa vendi i dytë shkoi për fjalën ‘sho’/’atsui’, simboli për “të nxehtën” duke iu referuar temperaturave të verës dhe thatësirës.

Konflikti i rëndë në Gaza dhe lufta në Ukraine kishin kapur gjithashtu vëmendjen e publikut që renditeshin në vendin e tretë me fjalën/simbolin e luftës (ikusa/tatakau).

Fjalë të tjera vinin nga evente më pak serioze, teksa u regjistruan si të votuara fjalët dhe simbolet e tyre për ‘tigër’, ‘fitore’ e ‘top’ – ndoshta të frymëzuara nga skuadra japoneze e bejsbollit ‘Hanshin Tigers’ që fituan për herë të parë kampionatin që prej vitit 1985.

Por fjala që fitoi “taksat” binte në sy në atë që konsiderohet si ekonomia e tretë më e madhe në botë.

Qeveria e kryeministrit Fumio Kishida ka prezantuar së fundmi një seri masash për zbutjen e kostove ndaj familjeve por presioni në vend vijon prej aktivitetit ushtarak të Kinës apo dhe atij të Koresë së Veriut, shkruan TheGuardian.

Japonia lë pas sivjet vitin ‘e lepurit’, me akuza korrupsioni ndaj qeverisë së Kishida, por skandali vonshëm nuk duket se influencoi votën.

Edhe Japonia ka pasur inflacionin e parë në shumë vende të zhvilluara botës me rritje të çmimeve në 32,000 produkte ushqimore, sipas agjencisë vendase Teikoku Databank.

FOTO GALERI
1/3
Fjala “taksë” dhe simboli i saj (kanxhi) u zgjodhën si fjala e vitit në Japoni në traditën e përditshme që reflekton atë që ka prekur më shumë qytetarët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA