Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy efektivë policie të Komisariatit të Rinasit në Tiranë, pas dyshimeve se kanë kryer verën penale të korrupsionit.

Siç mëson Top Channel, policët Endri Beramaj dhe Ardit Doçi, të dy me detyrë Kontrollorë në Komisariatin e Policisë Aeroporti Rinas, u arrestuan në flagrancë rreth mesnatës së të mërkurës, pasi dyshohet se kanë mashtruar një qytetare.

Dy efektivët nuk e kanë lejuar qytetaren në fjalë të udhëtojë në drejtim të një shteti të Bashkimit Europian me pretendimin se i ka përfunduar afati i udhëtimit.

Por policët i kanë sqaruar po ashtu se mund ta lejonin të kalonte pa problem vetëm nëse do paguante para ryshfet.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, sqaron se ata “kanë kërkuar dhe përfituar vlera monetare në formë ryshfeti, nga një shtetase që udhëtonte në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë’.

Qytetarja në fjalë e denoncoi rastin në polici, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi menjëherë veprimet hetimore. Po ashtu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dyshime për përfshirje edhe të efektivëve të tjerë në skema të ngjashme, teksa po punon për të verifikuar edhe të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA