Rreth 85% e sektorit të shëndetësisë private në Shqipëri, është në duart e një njeriu të vetëm, me lidhje të fuqishme politike duke krijuar monopol dhe çmime mjaft të larta të shërbimeve.
Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë një investigim të thelluar mbi dominancën e tregut nga Rrjeti i Spitalit Amerikan, përmes metodave të dyshimta. Nga konçensioni i Dializës, abuzimet, fryrja e kostove e deri tek përfitimet indirekte në konçesionet e tjera të rëndësishme.
Një perandori ekonomike që nis me ngritjen e Spitalit Amerikan, dhe zgjerohet me monopolizimin e paketave shëndetësore, konçesione dhjetëra milionë euro, tendera të majmë e biznese nga më të ndryshmet.
Si u godit konkurrenca duke blerë spitalet konkurrente dhe përmes metodave të tjera kontrolluese.
Transaksionet e dyshimta brenda grupit të kompanive në vendet offshore dhe përpjekjet për fshehjen e aksionereve të vërtetë fundorë.
Marrëveshjet e fshehta dhe lidhjet okulte që i përqendrojnë bizneset e shëndetësisë në 1 dorë.
Top Channel