Një 23-vjeçar është vënë në pranga në Bulqizë, pasi në makinën me të cilën udhëtonte, iu gjet kanabis.

Në automjetin tip “Benz” të shtetasit me iniciale F.B., në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Maqellarë, u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në disa doza gati për shitje.

Ndërkohë, nën hetim për moskallëzim krimi, u vunë tre pasagjerët që udhëtonin me 23-vjeçarin, shtetasit E.Ll., 24 vjeç; V.M., 24 vjeç; P.K., 22 vjeç; të tre banues në Tiranë.

Dozat e kanabisit u sekuestruan si provë materiale, së bashku me një shumë parash dhe 5 aparate celular.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA