30-vjeçari Fatjon Baki Shuli ka rënë në prangat e policisë në pikën doganore të Qafë Botës teksa po tentonte të kalonte kufirin.

Mësohet se ai ishte shpallur në kërkim prej Interpol Belgjikës në 22 nëntor të këtij viti nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, tentativë vjedhje dhe dëmtim prone.

Ai do të dërgohet në gjykatën e Korfuzit, ku edhe do të mbahet në paraburgim.

Në vazhdim çështja e tij do t’i dërgohet Gjykatës së Lartë të Greqisë, e cila do të vendosë për ekstradimin ose jo të tij në Belgjikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA