Anëtarja e jurisë së “Dancing With the Stars”, Valbona Selimllari e ftuar në “Fun Club” reagoi për imitimin e Xhemi Shehut në Portokalli.
E pyetur nga moderatorja Kiara Tito se a e ka ndjekur skeçin e humorit, Valbona u përgjigj “jo nuk i ndjek”.
Ajo shprehu se nuk i pëlqen ta imitojnë, ndërsa për Xhemin tha se sipas saj ka imituar dhe thënë gjëra që ajo nuk i thotë.
“ Mua nuk më pëlqen të më imitojnë, sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje që nuk e kam. Kjo është pjesë personaliteti. Mua më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit, por të më vësh fjalë… për të më nxjerr si një… nuk dua ta diskutoj. Nuk më pëlqen fare.
E kuptoj gjithë sasinë e humorit por më pyete si e përjetoj unë. Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, jam njeri që bëj shaka pak dhe i kontrolloj shumë shakatë për t’i mos fyer. Unë jam njeri me parime. Unë nuk e ngacmoj kurrë dikë, qoftë edhe me shaka.
Mua nuk më pëlqen të tallem me dikë. Në pjesë të humorit më duket më shumë si tallje se sa një shaka për të bërë të tjerët për të qeshur”, u shpreh Valbona.
Top Channel